Një tjetër sukses! Ed Sheeran shpallet fitues i çmimeve 'Global Awards 2022'
Ed Sheeran ëhstë një nga këngëtaët më të suksesshëm në tregun muzikor botëror.Së fundmi ai është shpallur fitues në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Global Awards 2022” duke marrë gjithsej tre çmime në total.
Fituesit e “The Global Awards 2022” u zbuluan sot (14 Prill). Tani në vitin e tij të pestë, ceremonia bashkon stacionet radiofonike të Global; Capital, Heart, Smooth, Classic FM, Radio X, Capital XTRA, Capital Dance dhe Gold, si dhe Global Player, për të nderuar yjet më të mëdhenj të muzikës, podcasting-ut dhe argëtimit.
Global sot zbuloi për fansat fituesit e vitit 2022 në transmetim, në internet dhe në Global Player.
Me albumin e tij të katërt solo, Ed Sheeran fitoi shumë në The Global Aëards 2022, duke u shpallur mashkulli më i mirë dhe artisti më i mirë britanik, me ‘Bad Habits’ të shpallur si kënga më e luajtur nëpër stacionet radio të Global në 2021.
Ju rikujtojmë se edhe Elton John ju bashkua këngëtarit vitin e kaluar me këngën “Merry ChristmaS’ DUKE FITUAR KËSHTU Çmimin ‘Mass Apel’.
Coldplay u shpallën grupi më i mirë, ndërsa çmime pati edhe për Anne-Marie, Dave, Justin Bieber dhe Sam Fender.
Duke folur për fitimin e tij të trefishtë të Çmimit Global, Ed Sheeran tha: “Faleminderit shumë për çmimin tim më të mirë, ky është vërtet i bukur, faleminderit Global për gjithë mbështetjen, faleminderit Ashley ishte një rrugëtim i gjatë dhe faleminderit që nga dita e parë që ke qenë kaq mbështetës”.
“Dhe më pas edhe Best British Act, jam shumë i nderuar që jam pjesë e industrisë muzikore britanike, është një peizazh shumë i jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e momentit, dhe ka qenë për dhjetë vitet e fundit, por është shumë, shumë emocionuese për momentin”.