Kush është Rosario Salvatore Aitala, italiani që do të gjykojë krimet e luftës së Putin

Një gjykatës italian do të vendosë për fatin e Vladimir Putin.

Ai është i ngarkuari i Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës, për të ndjekur dosjen për krimet e luftës të kryera në Ukrainë nga ushtria ruse.

Aitala 54 vjeç është profesor i së drejtës penale ndërkombëtare në universitetin Luiss.

Ai ishte oficer policie deri në vitin 1992 dhe në vitin 1997 hyri në drejtësi.

Aitala jep të drejtën ndërkombëtare në Luiss dhe është i bindur, siç ka shkruar në librin e tij të fundit, se e drejta ndërkombëtare është "një mënyrë për të parë botën dhe për t'u bërë dëshmitarë të krimeve që kërkojnë drejtësia".