Pakistani rivendos gjykatat sekrete ushtarake pavarësisht kritikave

Dhoma e ulët e Pakistanit ka kaluar një projekt-ligj për të rivendosur gjykatat sekrete ushtarake, pavarësisht nga kritikat e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Gjykatat ushtarake janë vendosur për herë të parë si një përgjigje ndaj një sulmi të përgjakshëm në një shkollë ushtarake të drejtuar nga ana e talebanëve pakistanezë që vrau 134 fëmijë.

Mandati dy vjeçar i tyre ka përfunduar me 7 janar. Projekt-ligji tani do të shkojë në senat dhe të mërkurën pritet miratimi.