Kievi: Sulme ruse në të gjitha frontet në Donetsk dhe Luhansk

Forcat ruse po nisin sulme në të gjithë vijën e frontit në rajonin e Donetskut ku Avdiivka, Ocheretynska, Marinka dhe Toretsk janë bombarduar dhe vazhdojnë të godasin rajonin e Luhanskut me raketa dhe mortaja, ku situata më e vështirë është në Zolote.

Kështu kanë deklaruar në buletinin e fundit të forcave të armatosura të Ukrainës. Gjatë natës, bombardimet vazhduan në Kharkiv , ku vdiqën të paktën katër civilë, dhe luftimet po vazhdojnë në Izyum, qytet në Lindje i kontrolluar nga rusët ku po mblidhen automjete dhe burra për ofensivën në Donbass.

Shpërthime dhe granatime janë raportuar gjithashtu në rajonin Kherson, kryeqyteti i të cilit është në duart e rusëve, por ku në ditët e fundit, ukrainasit kanë kundërsulmuar me sukses në disa pozicione.

"Situata në Mariupol nuk ka ndryshuar. Bllokada dhe bombardimet ajrore dhe artilerie vazhdojnë. Rusët nuk i lënë njerëzit të largohen nga qyteti", thuhet në njoftim.