Tifozët në stadiumin e Madridit fyen Pep Guardiolën dhe i përmendën nënën e tij

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është përballur me ofendime të rënda nga tribuna e stadiumit Wanda Metropolitano pas ndeshjes kundër Atletico Madridit.

City e mposhti Atleticon me një gol dhe kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Të dyja ndeshjet u zhvilluan në tensione të paprecedentë dhe kështu ishte edhe pas ndeshjes së dytë.

Bilbili i fundit i arbitrit u pasua me ofendime të ashpra nga tribuna ndaj trajnerit të Manchester Cityt.

Sipas gazetarit të njohur të Independent, Miguel Delaney, i cili ishte i pranishëm në ndeshje, i gjithë stadiumi e ofendoi Guardiolën pas takimit duke kënduar një këngë duke përmendur nënën e tij.

Sigurisht që pas ndeshjes gazetarët i kërkuan Guardiolës në konferencën për shtyp të komentojë sjelljen e tifozëve.

“Nuk kam çfarë të them për këtë temë”, tha eksperti spanjoll disi i indinjuar.