Ushtria ukrainase hedh në erë urën në Izyum mbi të cilën po kalonin trupat ruse
Trupat e ushtrisë ukrainase, kanë hedhur në erë një urë mbi të cilën trupat ruse po udhëtonin për në Izyum, një qytet ukrainas në lumin Donetsk pranë Kharkiv.
E gjithë kolona e trupave ruse thuhet se u shkatërrua në një operacion me dron.
Ky informacion ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur
"Grupi SSO i Ukrainës hodhi në erë një urë me pajisje armike në rrugën e saj për në Izyum", thuhet në një njoftim në twitter.