Fatmirësisht një incident i përmasave më të madha nuk ndodhi, edhe pse Vrsaljko pritet të marrë një dënim të ashpër për këtë. Përveç se ka pështyrë rivalët, ai ka hedhur një shishe ndaj futbollistëve të Cityt dhe UEFA do ta marrë seriozisht këtë.

Falë golit të ndeshjes së parë (1:0), Manchester City kaloi në gjysmëfinale të Champions League.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/14/auto_Screenshot_11649919177.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Kaos pas duelit të Champions League: Kroati pështyn lojtarët e City, reagon policia

Pas ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Manchester Cityt në tunelin e stadiumit Ëanda Metropolitano kanë ndodhur skena të pakëndshme.

Gjatë gjithë duelit tensionet kanë qenë shumë të theksuara, teksa lojtarët e Atletico-s ishin më të zellshëm.

Pas incidentit në fushë gjatë së cilës Stefan Savic e tërhoqi për flokësh Jack Grealish, tensionet kaluan në tunelin ku sërish më agresivët ishin futbollistët me origjinë ballkanase.

Bashkëlojtarët dhe stafi i Atleticos mezi e qetësuan lojtarin e kombëtares kroate, Simo Vrsaljko, i cili donte një përballje.

Vrsaljko tentoi tu afrohej futbollistëve të Cityt dhe të përleshej fizikisht, por shokët dhe stafi disi ia dolën ta mbanin.

Në videon nga tuneli shihet qartë se Vrsaljko pështyu në drejtim të futbollistëve të Cityt, pas së cilës ka reaguar edhe policia.