Mbrëmje angleze në Champions League, Manchester City dhe Liverpooli kalojnë në gjysmëfinale

Janë mbyllur dy takimet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Champions League, Atletico Madrid-Manchester City dhe Liverpool-Benfica.

Në “Wanda Metropolitano” nuk u shënua asnjë gol, ku Atletico dhe City barazuan 0-0.

Me këtë rezultat është City që kalon në gjysmëfinale, pasi ka fituar 1-0 ndeshjen e parë në Angli.

Në “Anfield Road”, Liverpooli barazoi 3-3 me Benficën, por i mjaftoi për t’u kualifikuar, pasi kishte fituar 3-1 ndeshjen e parë në Portugali.