", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/April/13/auto_b4ead86a-b177-4ae0-8bb2-ee50ba3131a21649873177.jfif", "width": 900, "height": 635 } }

Raporti i DASH ‘rrëzoi’ Qeverinë/ Rama humb qetësinë dhe sulmon SHBA: Dokument copy-paste

Kryeministri Edi Rama duket se ka humbur qetësinë pas publikimit të raportit të DASH për Shqipërinë, ku theksonte se korrupsioni në vend është i shtrirë në të gjitha nivelet qeverisëse.

Kreu i qeverisë ka sulmuar Departamentin Amerikan të Shtetit duke thënë se nuk ka asnjë arritje në atë raport por është copy-paste nga ai i vitit të shkuar.

"Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit."-shkruan Rama në Twitter.

Raporti i DASH, i publikuar një ditë më parë ngriti alarmin se korrupsioni është shtrirë në çdo hallkë të qeverisjes. Drejtësia e kontrolluar ishte një tjetër shënim alarmant i SHBA. 

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për vitin e kaluar ngre edhe shqetësimin për shitblerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit si dhe intimidimi i zgjedhësve nga patronazhistët e PS.