Rang-lista e universiteteve/ Vasili: Vendi nuk bën përpara me kanabis por vetëm me arsimim dhe dije

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të listën së universiteteve të rankuara në botë për nga cilësia, ku Universiteti i Tiranës ishte në vendin e 3786.

‘Vendi nuk bën përpara me mafiozitetet rilindjes me kanabisin mjeksor, por vetëm me arsimim dhe dije. Por qeveria e shkollëpakut nuk shpenzon asgjë për dijen dhe i duhet vetëm injoranca dhe braktisja e vendit’, shkruna Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Arsim,arsim,arsim dhe jo kanabizimin e Shkollepakut!

Ne ranglistën prestigjioze “Ëebometrics”, ku radhiten të gjitha universitetet botërore për nga cilësia,

Universiteti i Tiranes eshte ne nivel shume te ulet dhe pikerisht ne 3786 ne bote.

Eshte shume me ulet plot 759 vende me poshte se Universiteti i Prishtines.

Dhe mjaft me poshte se Mali i Zi, Serbia,Bullgaria, etj,

Vendi nuk ben perpara me mafiozitetet rilindjes me kanabisin mjeksor, por vetem me arsimim dhe dije.

Por qeveria e Shkollepakut nuk shpenzon asgje per dijen dhe i duhet vetem injoranca dhe braktisja e vendit.

#ARSIMJOKANABIZIM