Bilanci i COVID/ 48 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirus nga 1,110 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën nga COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 7 pacientë, nga të cilët 1 një në gjendje më të rënduar.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 352 raste aktive me koronavirus ndërsa 33 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë. 

Statistika (13 Prill 2022)
Raste të reja ditore          48
Të shëruar në 24 orë       33
Të shtruar në spitale         7
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,110

Testime totale               1,789,363
Raste pozitive                   274,320
Raste të shëruara               270,474
Raste Aktive                          352
Humbje jete                          3,494 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            198
Vlorë               39
Fier                  27
Korçë              21
Elbasan           18
Gjirokastër       16
Berat               12
Shkodër           10
Durrës              8
Kukës                3