Raporti i DASH për Shqipërinë, Brahaj: Korrupsioni në të gjitha nivelet qeverisëse

Drejtoresha e 'Open Data', Aranita Brahaj, ka komentuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv raportin e DASH i cili theksonte se korrupsioni në Shqipëri është i shtrirë në të gjitha nivelet qeverisëse.

Brahaj tha se frazat janë përdorur me kujdes në raport ndërsa shtoi se DASH e thotë qartë që s’ka ndarje për korrupsionin, por ai është në të gjitha institucionet.

“Individë të cilët janë pjesë e klimës apo subjekteve që kanë element kriminalë, janë dhënë vazhdimisht në media që publikojnë fakte, me sa duket janë bërë klimë e pazarit politik. Pra do duhet të bashkëpunojë nga një pushtet i botës kriminale. Raporti ka thënë shumë qartë që korrupsioni është në të gjitha nivelet qeverisëse.”-tha Brahaj.