VIDEO/ Këngëtari i njohur: Ja sa herë ‘e kam bërë’ me Irid Oxën

“Buri nuk qan”, është një shprehje e përdorur nga veriu e deri në jug të Shqipërisë, e sidomos kur vështirësitë ‘trokasin’ në derë.

Por, një këngëtar i njohur i muzikës “Rap” në Itali ka qarë si një fëmijë, nga një lojë që i është bërë nga emisioni “Le Iene”, protagosinte e së cilës ka qenë bukuroshja shqiptare Irid Oxa.

Irid Oxa, përveç aseteve të saj, një pjesë të mirë të famës ia ka dhënë dekolteja e hapur, teksa në shkallët e stadiumit, bënte tifo për kombëtaren Kuq e Zi në Francë gjatë “Euro 2016”.

Ajo ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me reperin italian i njohur si Moreno, i cili ndoshta nuk ka arritur ende majat në këtë rrymë muzikore në Itali si Fabri Fibra, Fedez e të tjerë, por ka audiencën e tij.

Thelbi i kamerës së fshehtë për italianin, ka qenë një pretendim i ngritur nga Irid Oxa se ajo është shtatzënë me të. Aktrimi i Irid ka bërë që Moreno të bjerë në grackë.

Gjatë filmimeve, Moreno ka zbuluar edhe një detaj nga marrëdhënia me bukuroshen shqiptare… ka qenë në shtrat me të dy herë.

Ndërsa ajo nuk është shfaqur shumë entuziaste nga performanca e këngëtarit në shtrat./Syri.net/