Turp në skenën e hapur

Nga Jan Wolf Schaefer, BILD

Rrallëherë ndodh që një kryetar shteti të turpërohet kështu: Frank-Walter Steinmeier nuk lejohet të udhëtojë për në Ukrainë- sepse ai është i padëshiruar atje.

Një zbulim i paprecedentë!

Në krizën më të rëndë në Europë për dekada, Steinmeier nuk merret më seriozisht si personalitet. Ai nuk është më një autoritet moral, fjalët e tij zbehen në turbulencën mes luftës dhe shpresës për paqe.

Kreu i shtetit gjerman tani e lejon veten që ta nëpërkëmbin në skenën ndërkombëtare si një nxënës shkolle.

Kjo është e turpshme për Gjermaninë dhe reputacionin e saj në botë. Dhe është një peng i rëndë për të gjithë qytetarët gjermanë.

Gjermania ka nevojë për një president federal, të cilit i besojnë qytetarët. Dikush që përfaqëson vlerat në mënyrë të vazhdueshme dhe që mund të nxisë edhe debate të pakëndshme.

Për këtë, presidentit federal i duhet një gjë mbi të gjitha: besueshmëria personale- edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Është e diskutueshme nëse Frank-Walter Steinmeier i zotëron ende ato.