Mallrat kontrabandë, arrestohet në Fier një nga 6 administratorët e faqeve online

Policia e Fierit ka bërë arrestimin e një prej 6 administratorëve të faqeve online të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Faqet Online"i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Blutë kanë arrestuar  shtetasen M. G., 36 vjeçe, banuese në Fier, administratore e faqes HM Original Fashion.

Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

36-vjeçarja iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.