Ekzekutimi në Shkodër/ Ja Benz-i që u përdor për vrasjen e Bandulës

SYRI TV ka siguruar pamjet e makinës që dyshohet se u përdor nga autorët që kanë eliminuar ditën e djeshme Nazim Bandulën në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Burime bëjnë të ditur se makina është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ndaj Nazmi Bandulas u qëllua së paku 13 herë me breshëri. 6 plumba e kapën në trup duke i marrë jetën.

Raportohet se targat e “Benzit” në foto, ishin të vjedhura nga një makinë tjetër.

Pamjet tregojnë një automjet tip 'Benz' ngjyrë gri me targa të vjedhura AA 208 ZS, që i janë marrë një automjeti të tipit 'Toyota Yaris'.