Arrihet akordi, Manchester United nënshkruan me trajnerin e ri

Ralf Rangnick do jetë në stolin e ‘Djajve të Kuq’, deri në përfundim të sezonit, pasi zëvendësoi përkohësisht të shkarkuarin, Ole Gunnar Solskjaer.

Drejtuesit e Manchester United duket se e kanë ndarë mendjen sa i përket trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Tashmë nuk ka dyshime. Erik ten Hag do të jetë trajneri më i ri i Man United në sezonin e ardhshëm.

Sips David Ornstein, Man United ka arritur një marrëveshje në parim me trajnerin e Ajax.

Ragnick do të largohet në fund të sezonit për t’i lënë vend holandezit, i cili është në stolin e kampionëve të holandezë prej vitit 2017.