Balliu: Ne nuk duam të përjashtojmë njeri, duhet të bashkohemi kundër Edi Ramës

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh ne nje intervistë televizive se grupi i rithemelimit të PD-së nuk do të përjashtojë askënd.

Në “Ora e Betit”, ai tha se Partia Demokratike duhet të mos vazhdojë me këtë histori, por duhet të bashkohet kundër Edi Ramës.

Balliu: Ku kanë votat Enkelejdi dhe Gazi? Ne nuk duam të përjashtojmë njeri. Nuk duhet të vazhdojmë me këtë histori, por duhet të bashkohemi kundër Edi Ramës. Unë nuk kam asnjë detyrim për të zgjedhur ditë, duhet të kesh kushtet.

Nuk ndalohet askush që të shkojë të votojë apo të votohet, nuk ndalohet nga askush kjo gjë, sepse nuk ka logjikë.