Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Vendi ynë ashtu si ditët e fundit edhe për nesër pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme meteorologjike me masa ajrore të thata dhe vlera të larta barike. 

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 3 deri 21°C
në zona e ulëta 4 deri 24°C
në zona bregdetare 7 deri 23°C