Peskov: Lukashenko i dha Putinit fakte të tjera për falsifikimet në Bucha

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko i dorëzoi sot presidentit rus Vladimir Putin "dokumente të tjera mbi falsifikimet e Bucha".

Kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i cituar nga agjencia e lajmeve Tass.

Sipas Lukashenkos, masakra e kryer në periferi të Kievit ishte vepër e forcave speciale britanike.