Dasma e Brooklyn Beckham një nga më të shtrenjtat në histori, por gjyshi i tij largohet me taksi nga ceremonia

Dasma e Brooklyn Beckham me Nicola Peltz ishte një demonstrim i pasurisë së tyre, me të ftuar të famshëm dhe vëmendje të madhe mediatike.

Dhe ndërsa shumica e pjesëtarëve të familjes u panë me makina të shtrenjta gjatë fundjavës, gjyshi i Brooklynit, Ted dhe njerka, Hilary, u panë duke pritur një taksi.

Udhëtimi është një nga mënyrat tradicionale dhe më pak të kushtueshme të transportit.

Pasi familja shijoi mëngjesin pas martesës në një nga pronat në kompleksin e familjes Peltz në Palm Beach, Ted, 74 vjeç, u fotografua duke pritur me durim jashtë derës së përparme për një taksi (Uber), shkruan DailyMail.

I veshur me një këmishë të bardhë dhe me një tatuazh në krahun e tij të majtë, Ted ishte duke buzëqeshur së bashku me gruan e tij avokate, e cila kishte një bluzë të bardhë.

Ndërkohë, legjenda e futbollit David u pa duke u larguar nga mëngjesi i të birit dhe nuses së re pas dasmës në një nga automjetet e shumta luksoze , që kushton 200,000 dollarë (183 mijë euro).

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Anglisë përdori dasmën e djalit të tij të madh si një mundësi për t’i dhënë kompanisë së restaurimit të makinave Lunaz – me të cilën ai ka 10 për qind të aksioneve – një asistim të vlefshëm duke përdorur një nga automjetet e tyre klasike atë ditë.