FOTO/ Bayern Munchen synon përmbysjen ndaj Villarrealit, publikohen formacionet zyrtare

Bayern Munchen dhe Villarreal përballen sot në aktin e dytë të sfidave çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Spanjollët vinë me avantazhin e sfidës së parë për tu përballur me Bayernin, i cili do të tentojë hakmarrjen i karikuar dhe nga atmosfera e tifozëve në shtëpi.

Trajneri Nagelsman ka rreshtuar më të mirët për këtë ndeshje, duke shpresuar në një rezultat pozitiv që në pjesën e parë.

Dyshja, Lewandowski-Muller do të rreshtohet në majën e sulmit të mbështetur nga Koman dhe Sane dhe Musiala, në kërkim të një goli të shpejtë.

Nga ana tjetër spanjollët i falen kualitetit në mesfushë, i cili mund të bëjë diferencën në prishjen e aksioneve të Bayernit, në pritje të mundësisë për të shërbyer sulmin e përbërë nga Moreno dhe Danzhuma, në kërkim të një rezultati historik.