'Nuk e ka dashur’/Motra e Granit Canës bën deklaratën e fortë për Fifin

Filloreta Raçi e njohur ndryshe me emrin e artit Fifi ishte një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”sidomos pas raportit që krijoi me Granit Canën.

Dukej se dyshja ishin të gatshëm të krijonin raport të ngushtë miqësie mes tyre, por pas daljes nga shtëpia Fifi po shijon romancën e saj të dashurisë me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adrola Dushi.

Së fundmi, motra e Granitit ishte e ftuar në emisionin ‘Robi plaket kur don vetë” me moderatorin e njohur Robert Berisha.Teksa po fliste për të vëllanë, në një moment moderatori i përmend edhe emrin e Fifit, ajo u shpreh se nuk dëshiron të flasë për të pasi ajo “nuk e ka dashur” Granitin.

Pjesë nga biseda:

Genta Cana: Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…

Robert Berisha: E donte edhe Fifi!

Genta Cana: E donte, e donte, po më duket se edhe ndoshta nuk e ka dashur sepse u krijuan disa pikëpyetje. Ata i dinë punët e tyre më mirë, sepse unë nuk guxoj të përgjigjem për asgjë sepse mi marrin për keq.

Ndër të tjera ju rikujtojmë se mes këngëtares dhe Granitit ende ka miqësi të pastër mes tyre, madje edhe në after-partyn e organizuar nga produksioni dyshja janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.