Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 13 prill

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti për ditën e nesërme në vendin tonë, pritet të jetë në kushte të qëndrueshme me përjashtim të disa vranësirave kalimtare në zonat malore.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 21°C

në zona e ulëta 4 deri 24°C

në zona bregdetare 7 deri 23°C

Statusi i plotë:

Përshëndetje nga SHMU!

Vendi ynë ashtu si këto ditët e fundit edhe për nesër pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme meteorologjike me masa ajrore të thata dhe vlera të larta barike.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 21°C në zona e ulëta 4 deri 24°C në zona bregdetare 7 deri 23°C