Berisha kërkon largimin e Alibeajt: Ke paditur PD-në në gjykatë pa tagër

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, kërkoi largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Në mbledhjen e këtij grupi, Berisha tha se ka bërë gjyq kundër partisë.

“Ke bërë padi ndaj PD-së në gjykatë pa asnjë tagër. Ke paditur një proces që demokratët e kanë pranuar,” tha Berisha, duke shtuar se edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim po bën presin ndaj gjykatës.

"Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Rama," tha Berisha.

“Përbashkimi i PD-së ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë në bazë si dhe te deputetët për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje,” tha Berisha.

Më tej ai tha se duheshin bërë hapa në këtë drejtim.

Berisha deklaroi se Lulzim Basha dha dorëheqjen, ndërkohë që mbi vete mbartte disa të vërteta të hidhura, si ajo me dosjen ruse.