Robert Lewandowski ka informuar Bayern Munich se ka zgjedhur Barcelonën!

Merkatoja e verës 2022 premton të jetë e frikshme. Nga Mbappe te Haaland e deri te Pogba apo Dybala, shumë yje janë në rrezik të ndryshojnë ekip. Dhe një prej tyre padyshim që tashmë e ka marrë hapin. Ky është Robert Lewandowski. Sipas informacioneve të medias polake “TVP Sport” , sulmuesi 33-vjeçar ka vendosur t'i bashkohet Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Ndërsa disa besonin se po përdorte interesin nga klubet e tjera për të negociuar rinovimin e kontratës me Bayern Munich, Lewa përfundimisht mori vendimin të largohej nga klubi ku iu bashkua në vitin 2014. Sipas “TVP Sport” , sulmuesi polak informoi drejtuesit e klubit bavarez se kishte zgjedhur të nënshkruante për Barcelonën.

Marrëveshje totale me Barçën

Nuk duhet të harrojmë se Lewandowki nuk është në fund të kontratës, pasi është i lidhur deri në verën e vitit 2023 me Bayern.  Për këtë arsye, Barça duhet t’i paguajë shumën e kartonit Bayernit për sulmuesin polak . Shuma prej 65 milionë euro është përmendur së fundmi nga shtypi spanjoll . A i ka Barça mjetet për një operacion të tillë? Drejtuesit e klubit spanjoll do të përdorin çdo mjet për të joshur polakun, i cili duket se është gati për t'u larguar nga Bundesliga ku luan që nga sezoni 2010-2011 (me Borussia Dortmund më pas Bayern Munich). Marrëveshja ekziston në çdo rast për kontratën e ardhshme.

Klubi katalanas ka shumë opsione në sulm dhe Lewandowski, nëse i bashkohet Barçës, do të gjejë një ish-shok nga koha e  Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. Me Depay, Fati, Ferran Torres dhe në pritje të vendimit të Dembele-s, klubi katalanas po ndërton një armatë të frikshme ofensive!