Shpërthim me bombola gazi në pallatin ku banon kreu i Sigurimit të shtetit grek

Një pallat banimi në Chalandri të Greqisë u vu në shënjestër të sulmuesve në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 02:30 në hyrje të një pallati, në rrugën Timfristou nr.36, ku sipas informacioneve banon kreu i Sigurimit të Shtetit. 

Aparati ndezës i improvizuar përbëhej nga 4 bombola gazi të cilat shpërthyen duke shkaktuar një shpërthim dhe një zjarr të vogël.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë së Departamentit të Asgjesimit të Mjeteve Shpërthyese të Policisë Helenike dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë shuar menjëherë zjarrin e vogël të shkaktuar nga shpërthimi.