‘Më ka thënë gjyshja që karta e kreditit nuk merret në varr’/ Dyrnjaja: Me këto fantazi Rama ka çeduar

I ftuar në Çim Peka Live, gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar kongresin e PS-së, duke theksuar se Rama ka filluar të çedojë.

Duke kujtuar batutën e Ramës, se i ka thënë gjyshja që kartën e kreditit nuk do e marrim në varr, Dyrnjaja thotë se këto sofizma janë zhgënjyese.

Dyrnjaja: I gjithë kongresi ishte nuk e di, nuk gjej dot një fjalë, që kur dëgjova atë thënien e Ramës që nuk do i marrim paratë në varr, do shkojmë lakuriq, mir mo mirë por ato para nuk i merr me vete por ia lë disa njerëzve  të tjerë dhe paratë nuk bëhen vetëm për vete. Kjo është e dyta se e para ishte që ‘më ka thënë gjyshja që kartën e kreditit nuk do e marrim në varr’, ndërkohë që kur ka qënë i vogël Rama dhe gjyshja e  tij nuk ka pasur karta krediti. Me këto fantazitë Rama ka filluar të çedojë sepse ka volum të madh do të bëjë metafora dhe krahasime shumë.

Këto janë sofizma sepse është zhgënjyese se Rama nuk e ka për karakter këto.