Superliga/ Kastrioti fiton sfidën e mbijetesës me Dinamon

Dinamo pëson një tjetër humbje në kampionat, kësaj radhe përballë Kastriotit në një përballje direkt për mbijetesën, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në një sfidë që nuk pati shumë raste, ishte Adolf Selmani që shënoi në minutën e 69-të për t’i vendosur fatet e kësaj sfide.

Gjërat shkuan më keq për “Nëndetësen”, pasi Sidibe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 91-të, për t’i lënë blutë kryeqytetas me 10 lojtarë.

Kështu Dinamo qëndron në vendin e 9-të dhe është 8 pikë larg Egnatias të vendit të 8-të, me matematikën që e mban gjallë shpresën e bluve për të qëndruar në Superiore.

Nga ana tjetër, Kastrioti duket në formën më të mirë të mundshme, pasi tashmë ka kaluar dhe Teutën dhe renditet në vendin e 6-të.