Të rrijë apo të ikë? Meksikanët do të votojnë për Presidentin në zgjedhjet historike

Pavarësisht vdekjeve nga Covid dhe dhunës së vazhdueshme për drogën, votuesit meksikanë duken të gatshëm për ta rizgjedhur Presidentin në postin e tij, në referendumin që ai shpalli/

Maria de Lourdes e do udhëheqësin e saj dhe kërkon me dëshpërim që ai të qëndrojë. "Ai është presidenti më i mirë që kemi pasur në 70 vjet," thotë me entuziazëm, pensionistja, teksa përgatitej këtë javë të bombardonte miqtë e saj me telefonata për t’i nxitur ta mbështesnin të dielën, kur Meksika të shkojë në zgjedhje.

Ekonomia e dytë më e madhe e Amerikës Latine nuk po mban zgjedhje presidenciale, megjithatë – zgjedhjet e ardhshme nuk do të zhvillohen deri në vitin 2024.

Përkundrazi, votuesve do t'u ofrohet një pyetje e drejtpërdrejtë në zgjedhjet e para kombëtare të Meksikës: A duhet që Presidentit Andrés Manuel López Obrador t'i hiqet mandati apo jo?

Lourdes, një "Obradore" e zjarrtë që poston rregullisht meme pro-Presidentit López Obrador në rrjetet sociale dhe nuk ka dyshim se si do të votojë në fletën e votimit, që në mënyrë të pazakontë, u përkrah nga vetë presidenti.

Presidenti López Obrador, një populist 68-vjeçar që mori pushtetin në vitin 2018, ka pohuar se referendumi është një mënyrë për ta bërë ekzekutivin përgjegjës ndaj njerëzve dhe për të parandaluar korrupsionin e qeverisë.

De Lourdes pajtohet. "Tani me këtë rizgjedhje, Presidentët e ardhshëm do të duhet të mendojnë mirë përpara se të tradhtojnë njerëzit," tha ajo.

Meksika ishte për shumë vite de fakto një shtet njëpartiak, në të cilin partia konservatore Revolucionare Institucionale (PRI) sundoi pandërprerë për më shumë se 70 vjet deri në vitin 2000, dhe më pas dhe gjashtë të tjera midis 2012 dhe 2018.

Luftimi i korrupsionit dhe sigurimi i transparencës ishin ndër premtimet kryesore të fushatës së López Obrador, i cili njihet më mirë si AMLO (Inicialet e emrit dhe mbiemrit).

Por gjatë tre viteve të tij në detyrë, organizata ndërkombëtare kundër korrupsionit Transparency.org ka dokumentuar vetëm një ndryshim pozitiv prej 3% në nivelet e korrupsionit.

Vlerësimi  për AMLO ra për disa javë në shkurt, pas zbulimit se djali i tij kishte marrë me qira një rezidencë në Hjuston në pronësi të një figure të lartë në një firmë nafte që ka bërë biznes me qeverinë meksikane.

Në sondazhet e fundit, më shumë se gjysma e elektoratit meksikan thanë se besonin se votimi ishte i panevojshëm. Por Amloversët  e fortë – siç njihen mbështetësit fanatikë të presidentit meksikan – luten të ndryshojë.

“Nëse do të kishim qenë në gjendje ta bënim këtë (të rizgjidhnim një president) më parë, do të kishim mundur të shmangnim kaq shumë tragjedi, kaq shumë vdekje, kaq shumë dështime ekonomike. Tani ne do të kemi fuqinë të diktojmë të ardhmen e Meksikës, ne meksikanët – jo vetëm lidershipi më i privilegjuar më parë që ndihej i paprekshëm”, tha Karla Reséndez, një fermere “amlovere” nga Nuevo Laredo, Tamaulipas.

Megjithatë, mandati i Presidentit AMLO ka pasur pjesën e vet të vdekjeve: Presidenti është akuzuar vazhdimisht për një reagim kalorësiak ndaj një pandemie që ka marrë jetën e rreth 323,000 meksikanëve. Ndërkohë, dhuna mbetet në nivelin më të lartë historik dhe këtë vit, Meksika arriti në totalin e 100,000 personave të zhdukur në luftën e drogës.

Por nëse duhen besuar sondazhet e fundit, çdo thirrje për të hequr presidentin këtë fundjavë është e kotë. Vlerësimet për miratimin e AMLO mbeten të larta dhe 70% e votuesve të parashikuar do të zgjedhin ta mbajnë atë në detyrë.

Që vota të çertifikohet, pjesëmarrja duhet të arrijë në 40%. Disa referendume të tjera të paraqitura para publikut gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë një mbi imunitetin e mundshëm për ish-Presidentët, arritën vetëm një pjesëmarrje prej 7%.

Megjithëse rezultatet e zgjedhjeve nuk ka gjasa të jenë befasuese, kostoja e këtij votimi procedural ka arritur në 1.6 miliardë pesos, afërsisht 80 milion dollarë - në realitet vetëm gjysma e asaj që qeveria kërkoi fillimisht.

Reséndez mendon se vota ia vlen paratë, pasi mund të kursejë paratë e vendit në planin afatgjatë. “Më parë, qeveria shpëtoi bankat private dhe na futi në shumë borxhe. Tani do të kemi një shans për të vlerësuar punën e qeverisë dhe për të parandaluar që ajo të përsëritet.”

Mbështetja për presidentin është aq e hekurt, sa disa grupe opozitare madje u kanë kërkuar mbështetësve që të votojnë "vazhdimin" ose të mos votojnë fare dhe të presin për ta rrëzuar AMLO në 2024.

"Mbaroje mandatin dhe pastaj ik" thoshte një parullë në një miting kundër Presidentit AMLO, javën e kaluar.