Kontrabandë me blerjet onlinë/ Operacion i madh policor në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër-arreste për goditjen e kontrabandës përmes operacionit ‘Posta’. Deri në këto momente janë 14 të prangosur. Operacioni po zhvillohet nga Tatimet, Doganat dhe sektori i krimit ekonomik në Prokurori.

I gjithë aktiviteti zhvillohej në faqet online të paregjistruara dhe të pafiskalizuara, të cilat bënin evazion fiskal në vlera miliona euro. Aktualisht po zbatohen vendimet e gjykatës.

Bëhet fjalë për një skemë kontrabandë me shitjet online dhe kryesisht për materiale si kozmetike, veshje dhe aksesorë.

Urdhër-arrestet të prokurorit Bledar Valikaj, të miratuara nga gjykata, vijnë si vazhdim i operacionit të nëntorit të vitit të kur u zbuluan 6 magazina industriale në kryeqytet, që merreshin me kontrabandë mallrash tekstile duke shmangur detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal.

Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.

Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakot e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale.