BE po diskuton një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë

''Bashkimi Europian po diskuton tashmë një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë në një përpjekje për të rritur presionin ndaj saj për të ndaluar luftën ‘ tha sot ministri i jashtëm danez Jeppe Kofod, shkruan CNN.

"Nga pala daneze, ne do të jemi të gatshëm të shkojmë sa më shumë që të mundemi për të gjetur konsensus mbi sanksionet, duke përfshirë edhe energjinë," u tha ai gazetarëve kur mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Gabrielius Landsbergis, ministri i Jashtëm i Lituanisë, tha se ishte "i lumtur që Komisioni Evropian e kishte shumë të qartë se ne po fillojmë të punojmë në gjashtë paketa me opsione nafte".

"Dhe shpresoj që këtë herë, të funksionojë."

I pyetur se çfarë nevojitet më shumë nga BE-ja, Landsbergis tha se ishte "më së miri të shkosh në Kiev, të shkosh në Irpin, të shkosh në Bucha dhe të shikosh vetë pse duhet të vendosim sanksionet."

Historiku:  Evropa ka vendosur  sanksione ndëshkuese ndaj ekonomisë së Rusisë  pasi tanket e Putinit hynë në Ukrainë në fund të shkurtit, por nuk arritën të synonin sektorin energjetik të Rusisë.

Por imazhet e civilëve të paarmatosur, të lidhur dhe të pushkatuar, të shtrirë përgjatë rrugëve të Buchës -- një qytet që deri vonë ishte nën pushtimin rus -- duket se i kanë bindur udhëheqësit të ndryshojnë qëndrim.

Nafta dhe gazi i Rusisë mund të jenë objektivi i radhës. 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha ligjvënësve të BE-së javën e kaluar se raundi i pestë i sanksioneve "nuk do të jetë i fundit".

“Po, ne tani e kemi ndaluar qymyrin, por tani duhet të shqyrtojmë naftën”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney tha se BE-ja duhet të marrë një "qasje maksimaliste ndaj sanksioneve për të ofruar pengesën më të fortë të mundshme për vazhdimin e kësaj lufte brutale".

'Pikëpamja e qeverisë irlandeze janë se sanksionet e mëtejshme duhet të përfshijnë naftën' tha ai.