Rama viziton Gjermaninë/ EurActiv: Negociatat mund të hapen nëse...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Zhvillimet në Ukrainë kanë shtuar mundësinë që Shqipëria të nisë negociatat me BE-në.

Qeveria e Edi Ramës e ka mbajtur peng integrimin për 9 vite, por për shkaqe gjeostrategjike, në sfond po shfaqet një mundësi e re.

Sipas EurActiv, Shqipëria ka deklaruar se do të shkëputet nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që të përparojë drejt BE-së.

“Në Bruksel ndërkohë përshtypja është se zgjerimi ka vdekur dhe se Shqipëria mori vetëm një votë unanime për të vazhduar anëtarësimin sepse ishin të vetëdijshëm se vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut do e frenonte procesin.

Sipas burimeve të tjera, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do i jepet drita jeshile pas aplikimit në qeshor nga Ukraina për anëtarësim. Një opinion mbi pranimin e Ukrainës, duke përfshirë edhe mundësinë e përshpejtimit të procesit, pritet në të njëjtin muaj.

Sipas burimeve, një vlerësim pozitiv për Ukrainën mund të vihet në tryezë vetëm nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bëjnë përparim”, shkruan EurActiv.