Shehaj-Ramës: SPAK duhet të arrestojë ministren Xhaçka dhe ‘arkitektët’ e inceneratorëve

Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka komentuar deklaratat e Edi Ramës në lidhje me arkat me peshq dhe arrestimet e bëra nga SPAK.

Me një shënim të shkurtër në Facebook, Shehaj shkruan se në fakt, në vend të arkave me peshq në burg duhej të ishin autorët e aferave korruptive si të inceneratorëve dhe ata që i japin vetes statusin e investitorit strategjik, si Olta Xhaçka.

Reagimi i Agron Shehaj:

Rama bën propagandë dhe ankohet se SPAK po ndëshkon padrejtësisht Partinë Socialiste për arkat me peshk. Ironikisht, ka të drejtë.

Nuk janë arkat me peshk ato që e kanë bërë Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara në Europës sipas TI, por ‘arkitektët’ e aferave gjigante të korrupsionit si ajo e inceneratorëve dhe përdorimi i pushtetit për interesa personale, si në rastin e përfitimit të statusit të investitorit strategjik nga ana e familjes së ministres Xhaçka.

Këta duhet të ishin para drejtësisë.