VIDEO SKANDAL/ Pula të ngordhura ‘pushtojnë’ Ranën e Hedhun në Lezhë

Pamje skandaloze kanë ardhur për redaksinë e SYRI-t, ku pula të ngordhura kanë pushtuar bregdetin e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Siç shikohet pamjet e siguruara, në vijën ranore shihen pulat e ngordhura iu duke e kthyer zonën e rrezikshme.

Pamje të tilla janë skandaloze duke ditur se plazhi frekuentohet nga qytetarë të shumtë gjatë këtyre ditëve që moti është i mirë por edhe për faktin se edhe pak pritet të hapet sezoni turistik.

Shpresojmë që pas këtyre pamjeve skandaloze shteti të reagojë para se të jetë tepër vonë.

Kujtojmë që gripi i shpendëve që është prezent në vendin tonë dyshohet se ka ngordhur një numër të konsiderueshëm, gjë e cila shton dyshimet se këto pula mund të jenë të hedhura nga këto kompani.