'Pa patentë dhe i dehur'/ Arrestohet në flkagrancë 28 vjeçari në Vlorë

Një 28 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është konstatuar i papajisur me patentë dhe në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi L. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. 

Noftimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.