33-vjeçari dhunohet me sende të forta në Tiranë, nisin hetimet

Një 33-vjeçar është plagosur me sende të forta pasditen e sotme në afërsi të shkollës '17 shkurti' në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se E.Ç., ka shkuar vetë pranë komisariatit Nr.4 i plagosur për të bërë denoncim.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.04.2022, rreth orës 18:30, në afërsi të shkollës "17 Shkurti", në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.