Këlliçi: Bunkeromanët të mërzitur se në PD vendoset me votë! Ja karta e anëtarësisë e Stiliano Dules

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është përgjigjur ‘bunkeromanëve” që mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e PD në Facebook. Duke iu referuar ‘fletërrufesë’ për kryetarin e zgjedhur të Grupseksionit nr.1 Berat, Santiliano Dule, Këlliçi shkruan se bunkeromanët janë mërzitur se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë.

Ai ka nxjerrë gjithashtu kartën e anëtarësisë së Santiliano Dule të nëshkruar asokohe nga vetë Basha, për të cilin sot akuzojnë se është nga radhët e LSI.

“Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët. Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur “mitingashë non grata” dhe “llum antiamerikan”.

Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat. Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar.

Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese! Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar. Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!”-shprehet Këlliçi.