Peka: Shqipëria e mbushur me kanabis prej 2014! Rama nuk rri dot pa konsumuar drogë

Gazetari Çim Peka komentoi këtë pasdite në Syri Tv nismën e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit. Sipas Pekës Rama e ka legalizuar me kohë drogën, ndërsa shtoi se ai thejsht do e zbardhë në fletore zyrtare.

Sakaq, Peka theksoi se Rama nuk rri dot pa konsumuar drogë dhe për këtë është sfiduar disa herë që të bëjë një test, por kryeministri ka refuzuar.

"Shqipëria është e gjitha në kanabis prej vitit 2014. Rama tha se pas atij mjekësor, do kemi edhe për përdorim personal.

Rama gjenetikisht nuk rri dot pa konsumuar drogë. Është sfiduar gjithmonë hajde bëj testin e drogës. Nuk ka shtetar që të sfidohet dhe i shmanget kësaj sfide, kurrë nuk e bën.

Duke mos bërë test droge, në fund vendos zbardhjen në fletore zyrtare të drogëzimit të gjithë Shqipërisë."-tha Peka.