'Hani bar'/ Demokratët nuk pranuan barin e Kim, Rama ua ofron socialistëve

Në fund të fjalimit të gjatë alla- Fidel Kastro, i mbuluar në djersë, Edi Rama tha se vitin tjetër do i 'pyeste' shqiptarët nëse e duan kanabisin për përdorim vetjak. Pasi pritet të legalizojë barin për përdorim gjasme mjekësor, Rama bëri që salla të shpërthente në duartrokitje pas premtimit për drogën.

Pakgjë kishte mbetur në mendje nga fjalimi i gjatë propagandistik. Madje as nga e gjithë kjo shfaqje prej orësh të tëra që do kushtojë miliona nga xhepat e shqiptarëve. 

Nuk bëri përshtypje as gjasme sulmi dhe shantazhet e tij mbi drejtësinë që e ka kapur me të dy duart. Tek e fundit, e tha vetë Rama se ai i çon për veshi në SPAK kë do vetë. 

Salla duartrokiste si me telekomandë, njësoj si në Kongreset e qoftëlargut që është kaq afër tani. 

Partia-shtet është rikthyer me gjithë fuqinë e saj. Madje zotëron më shumë pushtet dhe lekë se ajo e vjetra. 

Ditmir Bushati, që e akuzonte Ramën se kanë ngritur një parti-shtet të inkriminuar, tani duartroket me regji. 

Nuk ka krizë, nuk ka korrupsion, nuk ka krim, nuk ka asnjë zë kritik. 

Në gjithë këtë atmosferë të zymtë, vetëm një foto u bë virale në rrjetet sociale. 

Ajo tregonte të pranishmit e Kongresit të ulur mbi dëngje bari. 

Partia e deleve, do ironizonte dikush. Partia e barit, do ishte më e saktë. 

Para do kohësh, ambasadorja amerikane Yuru Kim u tha demokratëve se do hanë bar. 

Sot demokratët votonin me parimin një anëtar- një votë për të zgjedhur kryetarët e degëve, pasi kanë ushtruar të tjera mekanizma demokratikë në pak muaj.

Ata nuk hanë bar, por ata që janë të shtrirë mbi bar janë besnikët e Edi Ramës. 

Atij që ka ngritur partinë-shtet dhe u jep bar, kanabis apo jo. 

Për të arritur në këtë ditë të trishtë për vendin, kontribut ka edhe Kim. Donte t'u jepte bar demokratëve, por përfundoi duke ndihmuar partinë-shtet si në komunizëm.