VIDEO-SYRI TV/ Arsyet pse të rinjtë ikin nga vendi, Stojkov: Nuk bëhet sa duhet për riintegrimin

Shumë të rinj nga Korça i shohin korrupsionin, pagat e ulëta por dhe mungesën e zbatimit të ligjit, si shkaqet kryesore pse duan të largohen nga vendi. Ndërkohë, një përfaqësues i qeverisë gjermane për emigracionin në Shqipëri, kritikon shtetin shqiptar se nuk ka bërë aq sa duhet për rehabilitimin e emigrantëve që duan të kthehen në atdhe.

Nga SYRI TV

Të rinjtë e perceptojnë nivelin e korrupsionit si shumë të lartë në vendin tonë, ndërsa zbatueshmërinë e ligjit në nivele të dobëta. Kjo është një ndër arsyet se pse shumica dërrmuese të të rinjve, sapo përfundojnë studimet universitare, duan të largohen nga vendi. Ky është mendimi, por ndoshta dhe vendimi i gjimnazistëve korçarë, të cilët shprehen se e ardhmja është vetëm në emigracion.

Nga ana tjetër, kthimi në Shqipëri dhe gjetja e një vendi pune me pagë të mirë është një mision thuajse i pamundur për emigrantët. Këtë e konfirmon Gligor Stojkov, President i Qendrës së Këshillimit dhe Riintegrimit i Qeverisë Gjermane në Shqipëri.  Sipas tij, qeveria Shqiptare nuk ka bërë mjaftueshëm në këtë drejtim.

Këto deklarata përfaqësuesi i qeverisë gjermane si dhe të rinjtë, i bën nga qyteti i Korçës, aty ku zyra për këshillim dhe riintegrim zhvilloi një aktivit të zhvilluar për riintegrimin e emigrantëve të rikthyer në Shqipëri.