EMRI/ U gjet i vdekur buzë rrugës, policia: E kanë aksidentuar

Një person është gjetur i vdekur në Milot të Kurbinit. Viktima quhet Zef Keci. 

68-vjeçari është aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Policia bën me dije se ka gjetur dhe sekuestruar prova të mjetit që e ka aksidentuar.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë  rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Z.K. 68 vjeç, banues në Rrëshen.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera,  dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje. 

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.