VIDEO tronditëse: Ja shtëpia e hedhur në erë nga shpërthimi i bombolës

Këto janë pamjet që vijnë nga sot nga Troshani i Lezhës, nga shtëpia e Mark Lukës, aty ku e zonja e shtëpisë, Gjyste Luka, është goditur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit. 

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:25 dhe zonja është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Lezhës tha se një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime të Syri TV thanë se bomba kishte 10 litra gaz dhe gruaja ndodhej në banesë duke ngrohur qumështin në momentin kur shpërtheu bombola.