Fshehu pasurinë, ikona e tenisit shpallet fajtor, ja me sa vite burg do të përballet

Kampioni i trefishtë i i Wimbledon, Boris Becker , po përballet me një dënim deri në shtatë vjet burg, pasi sot u shpall fajtor për shkeljen e ligjeve të falimentimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjashtë herë kampioni i Grand Slam-it, 54-vjeçari, u akuzua për fshehjen e pasurive me vlerë miliona paund, përfshirë dy trofe të Wimbledon, për të shmangur pagesën e borxheve të tij pas falimentimit të tij në 2017.

Sot gjykata e Southwark e shpalli atë fajtor për katër akuza sipas Aktit të Falimentimit por u lirua nga 20 pika të tjera.

Becker, ish-numri një i tenisit botëror, u shpall i falimentuar në qershor 2017 për një hua të papaguar prej më shumë se 3 milionë paund në pronën e tij në Mallorca, Spanjë, por ai vazhdoi të shpenzonte qindra paund në dyqane luksoze shkruan media britanike Dailymail.

Becker fitoi titullin e tij të parë në Wimbledon në 1985 kur ishte vetëm 17 vjeç.