Rruga drejt humnerës

Nga Hans-Joerg Vehlewald, BILD

Rruga drejt rrënimit thuhet se shtrohet me qëllime të mira.

Kjo mund t’i shkojë për shtat edhe rënies së Gjermanisë nën varësinë e energjisë nga Rusia: Frank-Walter Steinmeier dhe Angela Merkel donin të ‘integronin’ Rusinë. Donin të sillnin ndryshimin përmes tregtisë.

Por kjo na ka sjellë në prag të shantazhit. Kishte shumë paralajmërime, por ato nuk u morën parasysh.

“Kuptuesja e Putinit” Mekel dhe “ndërtuesi i urave” Steinmeier po përballen me rrënojat e politikës së tyre.

Presidenti federal të paktën i ka pranuar gabimet e tij. Ish-kancelarja mbetet sfiduese. Për të mos përmendur këtu ‘Gaz-Gerdin’ Schroeder, që sistemoi gjithçka.

Kjo marrëdhënie e ngushtë mes politikës dhe kompanive energjetike ruse duhet të sqarohet urgjentisht tani.

Ka vetëm një forum për këtë: një komision hetimor i Bundestagut!