‘Non grata për arsye politike’/ Këlliçi: Interesi i ShBA-së, Berishës dhe PD-së do përputhen një ditë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka komentuar politikën amerikane dhe mënyrën fluide të saj për të mbrojtur interesin e ShBA-ve.

Pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’, Këlliçi theksoi se pas shpalljes se fshihen arsye politike, pasi nëse do të ishte për të goditur korrupsionin, duhet ta nisnin nga Rama dhe Veliaj.

‘Korrupsioni nuk është arsye e besueshme për qytetarët shqiptarë’, tha Këlliçi.

Këlliçi nuk përjashtoi gjithashtu mundësinë që një moment në të ardhmen interesat politike të ShBA-ve të jenë në të njejtën linjë me ato të Sali Berishës dhe PD-së.

Këlliçi: Mund të themi që Ecobar reagoi ashtu sepse ishte i tronditur. Por ai nuk mund të ishte më i tronditur se Palmer kur Lulzim Basha dogji mandatet. Megjithatë ju kujtoj se pas dy vitesh SHBA e mbështeti Bashën.

E njejta është sot ‘non grata’ e Berishës që është i vetmi që ka pritur një president amerikan dhe që futi Shqipërinë në NATO.

Politika amerikane është fluide dhe ka në bazë interesin amerikan. Nuk i dihet, ndoshta një moment interesi amerikan mund të bashkërendojë me ineteresin e Berishës dhe PD-së.

Në një sistem vlerësimi të saktë nuk ka se si Berisha të shpallet ‘non grata’ dhe këto të bëhen në emër të luftës ndaj korrupsion kur një hap i tillë nuk merret ndaj Veliajt apo Ramës.

Korrupsioni nuk është arsye e besueshme, besoj se ka një arsye politike pas gjithë kësaj.