Vështirë se do ta refuzojë, PSG përgatit ofertën e ‘frikshme’ për Mbappen

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është përfolur se do të luaj për Real Madrid duke filluar nga sezonin e ardhshëm. Mirëpo duket se PSG nuk është dorëzuar pasi  oferta e përgatitur për kontratën të re do ta bëjë sulmuesin francez të mendojë dy herë.

Sipas “Cadena Cope”, PSG është gati t’i ofrojë Mbappes 230 milionë euro për një kontratë të re dyvjeçare. I njëjti burim bën të ditur se sulmuesi i talentuar do të merrte menjëherë 150 milionë euro për nënshkrimin e kontratës dhe më pas 40 milionë të tjera si shpërblim për nënshkrimin për secilin nga dy vitet e kontratës së re.

Me pak fjalë, Mbappe do të merrte një bonus shtesë prej 80 milionë eurosh, për një total prej 230 milionë eurosh.

Klubi parizian shpreson se në këtë mënyrë mund të ndryshojë mendjen e ish-yllit të Monacos, i cili vendosi të mos rinovojë kontratën me PSG-në dhe sipas raportimeve të shumta të mediave, tashmë ka vendosur të kalojë te Real Madrid.

Mbappe së fundmi deklaroi se është i hapur për të gjitha opsionet dhe nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij.