Njerëzit që mbajnë syze mund të kenë një rrezik më të ulët infektimi nga COVID-19?

Njerëzit që mbajnë syze rregullisht kanë një rrezik mesatarisht më të ulët të infektimit me Covid-19, ndërsa lentet e kontaktit nuk kanë ofruar mbrojtje shtesë, sipas një studimi të madh që thekson rëndësinë e syrit si një rrugë për infeksionin me koronavirus.

Më shumë se 19,000 pjesëmarrës në studimin Virus Watch në Angli dhe Uells iu përgjigjën një pyetësori mbi përdorimin e syzeve dhe lenteve të kontaktit.

Duke filluar nga qershori 2020, pjesëmarrësit raportuan statusin e tyre Covid-19 në baza javore dhe më shumë se 11,000 dhanë mostra mujore gjaku për të treguar nëse ishin apo jo të infektuar me koronavirus.

Pas shqyrtimit të faktorëve të tjerë të rrezikut, studiuesit gjetën një rrezik 15 për qind më të ulët të infeksionit për ata që raportuan se mbanin gjithmonë syze në krahasim me ata që nuk mbanin kurrë syze, raporton Reuters .

Efekti mbrojtës u zvogëlua tek ata që thanë se syzet e tyre ndërhynin në mbajtjen e maskave dhe nuk u vu re asnjë efekt mbrojtës për ata që mbanin lente kontakti, sipas një raporti të publikuar në fillim të kësaj jave në medRxiv , përpara shqyrtimit të ekspertëve.

"Syzet duhet të konsiderohen si pjesë e strategjive më të gjera për të parandaluar transmetimin e infeksionit në komunitet dhe mund të jenë të vlefshme për t'u konsideruar në pandemitë e ardhshme dhe në profesionet me ekspozim të lartë, duke përfshirë kujdesin shëndetësor," thanë studiuesit.