Rama 'sulmon' Metën: Presidenti i ri s'do jetë si ai, mund të jetë edhe grua

Kryeministri Edi Rama ka 'sulmuar' këtë mbrëmje Ilir Metën duke thënë se presidenti i ri do të jetë e kundërta e këtij të fundit për të cilin tha se i ka lëshuar pllumbat. Rama në emisionin ‘Opinion’ nuk përmendi asnjë emër për Presidentin e ri ndërsa shtoi se mund të jetë edhe grua.

“Është hera e parë që ne mund ta zgjedhim me votat tona. Në rast se ish-Presidenti i deri pas ca muajve, u zgjodh me votat e veta dhe ne nuk kishim asnjë rrugë tjetër vetëm të bashkoheshim që të nxirrnim një President që e zgjodhëm për opozitën. Por iku, i lëshoi pëllumbat bashkë me macet."-tha Rama.

Pyetje: Cili është identikiti?

Rama: Merr Ilir Metën dhe ndërto të kundërtën komplet, dhe ai është Presidenti i ri. Nuk hyj në emra, por asgjë si Ilir Meta.

Pyetje: Ka ardhur koha që të ketë një Presidente grua?

Rama: Ka ardhur koha që në Opinion të ketë një moderatore grua.

Pyetje: Me shumë qejf, do ikim bashkë. Kur të ikësh ti do iki dhe unë, ti para unë prapa.

Rama: Unë kur kam bërë qeverinë e parë tonën, kam qenë i qëllimshëm në vendosjen e balancës. Këtë qeveri nuk jam nisur nga gratë. Ka qenë se njerëz të duhur më shumë kanë qenë gratë më tepër se burrat.

Pyetje: Keni një emër në kokë?

Rama: Nuk kam emra në kokë. Duhet të kemi një President që të jetë normal, një President apo Presidente që të ketë një figurë që për njerëzit të meritojë respekt.