I arrestuar për inceneratorët/ Rama: Alqi Bllako nuk ka të sharë

Kryeministri Edi Rama ka folur për aferën 430 mln euro të inceneratorëve dhe arrestimin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. 

Ai pranoi në 'Opinion' se Bllako dhe Koka kanë bashkëpunëtorë, por përjashtoi veten nga faji i aferës së shekullit.  

Rama vlerësoi Ballkon si profesionist në fushën e tij, duke theksuar se ai nuk ka të sharë. 

Edhe për Lefter Kokën tha se ka bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me të. 

“Gjërat janë të ndara. Raportet njerëzore, personale janë një gjë, dhe raporti i punës nga njëra anë me raportin e secilit me ligjin, janë tjetër. Unë jam me të tjerë sot që ndonjëri nesër mund të jetë në burg. Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. Ishte ministër i partisë tjetër bashkë me Alqi Bllakon.

Përsa i përket punës së përbashkët. Në sa kemi parë deri më tani, Lefter Koka akuzohet për vepra që nuk i përkasin procesit në vetvete, por një marrëdhënie korruptive me subjektet. Në këtë marrëdhëeni, individi futet vetë ose me shokë. Por me mua nuk bën vaki.

Edhe me Bllakon unë kam pasur një marrëdhënie jo aq sa sistematike sa ministri, por për sa i përket pjesës së dukshme të punës ai është një person që nuk ka asnjë të sharë. Bllako nëse i ka bërë ato që i nxjerr hetimi dhe këto janë rezultatet e një hetimi të thelluar, prandaj e kemi ngritur SPAK-un.

Përgjegjësia ime se një ministër lajthit dhe merr lekë është vetëm një, që drejtësia edhe ministrin e qeverisë time… Se këtu flasim për ministrat e mandatit të parë. Jemi në mandatin e tretë

Unë jam shumë i qartë që kur i jap ministrave atë mandatin për t’u ulur në atë karrige. U them se në atë karrige jeni ulur sepse ju kam zgjedhur unë për atë që ju përfaqësoni. Nga ky moment, atë karrige do e mbani vetë.

Për çdo gjë që ju do të bëni pas shpinës së gjithë këtij grupi këtu dhe times, do përgjigjeni ju. Përgjegjësia ime morale karshi këtyre njerëzve është që kur ju them që në këtë vend do ketë drejtësi, dhe do shohë drejt, dhe kujt i rrëshqet këmba majtas djathtas, do përgjigjen përpara drejtësisë.

Kjo më bën që të ndihem faqebardhë përpara këtyre njerëzve” – tha Rama. 

Pjesë nga debati

Fevziu: Ke një batalion në burg sot…

Rama: Kur unë ju them se në këtë vend do ketë drejtësi dhe kujt i rrëshqet këmba dhe do të identifikohet nga drejtësia do të shkoje të përgjigjet para drejtësisë. Kjo është një arsye që unë moralisht të ndihem faqebardhë karshi këtyre njerëzve.

Edhe me Bllakon unë kam pasur një marrëdhënie jo aq sa sistematike sa ministri, por për sa i përket pjesës së dukshme të punës ai është një person që nuk ka asnjë të sharë. Bllako nëse i ka bërë ato që i nxjerr hetimi dhe këto janë rezultatet e një hetimi të thelluar, prandaj e kemi ngritur SPAK-un.

Përgjegjësia ime se një ministër lajthit dhe merr lekë është vetëm një, që drejtësia edhe ministrin e qeverisë time… Se këtu flasim për ministrat e mandatit të parë. Jemi në mandatin e tretë

Fevziu: E kanë radhën më vonë

Rama: Radhën duhet ta ketë cilido qoftë përfshirë edhe non gratën dhe jo non gratat e tjera sepse për këtë punë është ngritur SPAK.

Fevziu: Do ngelesh pa qeveri, do rrish vetë me dua në xhep

Rama: Unë duart nuk i mbaj as në xhepat e mi as në të tjerëve. Kush i fut në xhepat e të tjerëve le të shkojë atje.